Feronikeli ’74 fiton në minutat e fundit ndaj Dinamos dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës
Feronikeli ’74 ka kompletuar skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Kosovës.
Skuadra nga Drenasi në ndeshjen e fundit të 1/8 së finales, shënoi fitore ndaj Dinamos së Ferizajit, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Almedin Klinaku i dha epërsinë skuadrës së Dianmos në minutën e 15-të, derisa Muhamed Llapashtica barazoi shifrat në minutën e 42-të.
Golin e fitores Feronikelit ’74 ia siguroi Kreshnik Bahtiri, me një supergol në minutën e 87-të.
Dukagjini, Ballkani, Ferizaji, Llapi, Gjilani, Malisheva, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 tashmë janë skuadrat e kualifikuar në çerekfinale.
Shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës do të hidhet me datë 20 shkurt, nga ora 13:00./IndeksOnline/
Golat e ndeshjes mund ti shikoni më poshtë:
Feronikeli ’74 0-1 Dinamo Ferizaj.
Feronikeli ’74 1-1 Dinamo Ferizaj.
Feronikeli ’74 2-1 Dinamo Ferizaj.

