75 Mall Live Search
16:36 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / G T

Situata me Vini Jr, Benfica zyrtarisht i del në mbrojtje lojtarit të tyre

Benfica ka dalë me një deklaratë zyrtare në mbështetje të plotë të lojtarit të saj, Gianluca Prestianni, duke theksuar se beson plotësisht në versionin e fakteve të paraqitura nga futbollisti.

Në reagimin e publikuar, klubi portugez nënvizon se sjellja e Prestiannit në shërbim të Benficas ka qenë gjithmonë e udhëhequr nga respekti ndaj kundërshtarëve, shkruan Indeksonline

Gjithashtu, Benfica shpreh keqardhje për atë që e cilëson si një fushatë shpifjeje ndaj lojtarit, duke dënuar akuzat dhe duke qëndruar fuqishëm në krah të tij.

Klubi nuk ka dhënë detaje shtesë mbi situatën, por mesazhi është i qartë: mbështetje e plotë për talentin argjentinas./Indeksonline/