75 Mall Live Search
18:11 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / G T

Tifozët e Benficas i dalin në krah Vinicius Jr: Kërkoni falje, racizmi prek gjithë njerëzimin!

Një grup tifozësh besnikë të Benficas kanë bërë thirrje publike që klubi dhe lojtari Gianluca Prestianni të kërkojnë falje pas incidentit të dyshuar për racizëm në ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve.

Sipas tyre, situata shkon përtej futbollit dhe prek vlera universale, shkruan Indeksonline

“Kjo nuk është vetëm çështje sporti, racizmi prek gjithë njerëzimin.”

Mbështetësit theksuan krenarinë për historinë dhe trashëgiminë e klubit, duke kujtuar sukseset e tij në arenën evropiane.

“Ne jemi të mirë në Champions League, mes klubeve me më shumë trofe, emri i SL Benfica është aty.”

Mesazhi i tyre i përbashkët ishte i qartë:

“Ju lutemi, kemi nevojë që klubi t’i kërkojë lojtarit një falje publike, dhe gjithashtu vetë klubi të kërkojë falje.”

Në fund, tifozët theksuan unitetin dhe dashurinë për klubin:

“Ne jemi të gjithë një dhe e duam Benficën.”./Indeksonline/