“Me agjërim është pak e vështirë”, Besart Ibraimi për muajin e Ramazanit dhe ndeshjen ndaj Samsunsporit
Besart Ibraimi u paraqit në konferencë për media para ndeshjes ndaj Samsunsporit në UEFA Conference League.
Meqenëse nga nesër fillon muaji i Ramazanit, futbollisti mori një pyetje nga gazetarët në lidhje me këtë muaj të shenjtë, shkruan Indeksonline
Ibraimi uroi gjithë besimtarët mysliman dhe tha se duke qëndruar agjërueshëm është pak vështirë gjatë ndeshjes.
“U uroj të gjithë besimtarëve mysliman muajin e Ramazanit. Sa i përket pyetjes, normal në stërvitje e kemi të lehtë dhe mund të mbajmë agjërim, teksa në ndeshje është pak më vështirë dhe jemi kolektiv, por do ta analizojmë secili përvete dhe do të veprojmë si është më mirë”, u shpreh futbollisti shqiptar
Kujtojmë që nga ora 21:00, Shkëndija luan ndaj klubit turk ndeshjen e play-offit./Indeksonline/

