75 Mall Live Search
20:26 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / Z S

Kurti takoi Ambasadorin e Francës në Kosovë, flasin për mandatin e ri qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Sipas njoftimit Ambasadori Guérot e uroi Kryeministrin Kurti për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe për mandatin e ri qeverisës që hap edhe një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Ndërsa në anën tjetër Kurti theksoi prioritetet e mandatit të ri qeverisës, në mesin e tyre investimet në infrastrukturë strategjike, përkushtimin e palëkundur për paqe dhe siguri, angazhimin e Qeverisë së re për integrim në strukturat euro-atlantike, dhe e falënderoi ambasadorin Guérot për urimet, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës./Indeksonline/