Dy skuadra shqiptare sonte luajnë në play-offin e UEFA Conference League
Sonte zhvillohen ndeshjet e play-offit të dy kompeticioneve të UEFA-s, Europa League dhe Conference League.
Në këtë të dyten janë dy skuadra shqiptare, dhe sigurisht që vëmendja më e madhe për ne janë këto dy ndeshje, shkruan Indeksonline

Drita luan ndaj Celje, në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 21:00.
Poashtu në shtëpi në ndeshjen e parë, luan edhe Shkëndija e Tetovës – që pret kundërshtarët nga Turqia, Samsunspor. Edhe kjo ndeshje nis nga ora 21:00./Indeksonline/

