75 Mall Live Search
10:06 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / F.R

Nëna e argjentinases së vrarë pas vendimit të gjykatës: Vajza ime është e vdekur, ai është gjallë

Endrit Nika është dënuar me 18 vjet burgim për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urdangaray, në Fushë-Kosovë.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Nika doli sot para trupit gjykues për të dëgjuar aktgjykimin ndaj tij, shkruan IndeksOnline.

Pas shpalljes së vendimit, nëna e viktimës në një prononcim për media u shpreh falënderuese për drejtësinë e vendit, duke theksuar se familja e saj gjithmonë ka besuar në institucionet e Kosovës.

“Ka qenë e vështirë që nga fillimi. Por ne gjithmonë kemi besuar në drejtësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë punën e prokurorit, i cili ka qenë i përkushtuar për të treguar të vërtetën. Sot ai e dëshmoi angazhimin e tij dhe mbështetjen për të vërtetën. Faleminderit Kosovë për drejtësinë dhe për mbështetjen që kemi marrë nga e gjithë shoqëria”, tha ajo.

Megjithatë, ajo theksoi se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta lehtësojë dhimbjen e familjes.

“Vajza jonë vazhdon të jetë e vdekur. Asgjë nuk mund të na ngushëllojë, ndërsa ai vazhdon të jetojë”, u shpreh nëna e viktimës.

Më poshtë mund të shihni deklaratën e plotë./IndeksOnline/