Pas arrestimit të vëllait, reagon mbreti Charles III: Ligji duhet të ndjekë rrugën e vet
Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar ndaj lajmit të arrestimit të vëllait të tij, Andrew Mountbatten-Windsor, i cili po hetohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Arrestimi erdhi pas publikimit të dokumenteve të fundit që lidhen me pedofilin e ndjerë, Jeffrey Epstein.
Deklarata e plotë e mbretit:
“Kam mësuar me shqetësim të thellë lajmin për Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimin për keqpërdorim të detyrës publike. Çfarë vijon tani është procesi i plotë, i drejtë dhe i duhur, me të cilin kjo çështje do të hetohet në mënyrën e përshtatshme dhe nga autoritetet e duhura. Në këtë, siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë. Le të them qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e vet. Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e drejtë që unë të komentoj më tej mbi këtë çështje. Ndërkohë, familja ime dhe unë do të vazhdojmë në detyrën dhe shërbimin tonë për të gjithë ju.
Charles R”.

