Juventusi publikon fanellën e katërt për sezonin aktual
Skuadra italiane, Juventusi ka publikuar fanellën e re të sezonit.
Kjo fanellë është dhe e katërta e “bianconerëve” për sezonin aktual.
Disenji bashkon të kaluarën dhe të tashmen, traditën dhe progresin. Ngjyra të njëjta, gjithmonë bianconero, me linja të pastra, përmasa të matura dhe një vetëbesim natyral përcaktojnë estetikën dalluese të Studio Sgura, duke bashkuar ndjeshmërinë ndaj modës me identitetin e pagabueshëm të Juventusit.
Fanella pritet të debutojë në ndeshjen e nesërme kundër Comos, që zhvillohet në “Allianz Stadium”./IndeksOnline/

