Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë-Gjilan, tre persona të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë –Gjilan.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.
Ndërkaq në pamjet nga vendin e ngjarjes shihet se veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është zhvilluar me vështirësi për një periudhë të shkurtër kohe.

