75 Mall Live Search
19:43 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / Gj Sh

Telashe për Real Madridin, lëndohet Huijsen

Mbrojtësi i Real Madridit, Dean Huijsen ka pësuar një lëndim muskulor në pulpën e këmbës së djathtë.

Spanjolli do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Osasunës, në fundjavë, shkruan IndeksOnline.

Pas ekzaminimeve mjekësore, është konfirmuar se lojtari do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 5 deri në 7 ditë.

Stafi mjekësor po punon që ai të rikuperohet sa më shpejt, ndërsa objektivi mbetet rikthimi në kohë për sfidën e rëndësishme ndaj Benficës.

Mungesa e tij konsiderohet një goditje për skuadrën, pasi Huijsen ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në repartin defensiv në ndeshjet e fundit./IndeksOnline/