75 Mall Live Search
20:30 / E Shtunë, 21 Shkurt 2026 / L A

Osasuna i bën “hajr” Barçës, mposht Realin në shtëpi

Osasuna ka arritur një fitore të madhe në La Liga.

Ata e mposhtën Realin me rezultat 2-1, duke i lënë hapësirë Barcelonës që ta rikthejë kreun në La Liga.

Golat u realizuan nga Ante Budimir dhe Raul Garcia për Osasunën, ndërsa për Realin shënoi Vinicius Jr.

Osasuna, me këtë fitore mbetet e 9-ta me 33 pikë, ndërsa Reali mbetet në krye të tabelës me 60 pikë./IndeksOnline/