Dikur një prej skuadrave më të mira në Angli, sot zyrtarisht bie në League One
Sheffield Wednesday ka rënë zyrtarisht nga “Championship”.
Rënia u zyrtarizua pas humbjes 2-1 nga rivali i përbetuar, Sheffield United në derbi.
Ata patën goditje edhe më të madhe në sezon, pasi që u dënuan me heqje të 18 pikëve për shkelje të rregulloreve financiare në gjysmën e parë të sezonit.
Në këtë skuadër ka luajtur më parë edhe ish-sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu.
Rënia e Sheffield Wednesday është edhe rënia më e hershme në historinë e futbollit anglez./IndeksOnline/

