Mitrovicë: Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në spital, policia nis hetimet
Një incident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në fshatin fshati Kçiq i Madh në Mitrovicë e Jugut.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku ka bërë të ditur se një 18-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spital.
Zahiti ka njoftuar se njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
“Mitrovicë e Jugut, 22.02.2026 fshati Kçiq i Madh. Rreth orës 18:40,është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në Spital. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, ka thënë Zahiti.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”./IndeksOnline/

