75 Mall Live Search
08:52 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / P M

Dy kosovarë ndalohen në Leposaviq, dyshohen për kalim ilegal të kufirit

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë gjatë patrullimit në fshatin Koshuticë, komuna Leposaviq.

Automjeti drejtohej nga një mashkull kosovar, ndërsa në cilësinë e pasagjerit ndodhej edhe një mashkull tjetër kosovar. Sipas dyshimeve fillestare të organeve të rendit, të dyshuarit kanë kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Republika e Kosovës.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë e rregullt ligjore për veprën “Kalim i paautorizuar i kufirit”.

Fsh. Koshuticë, Leposaviq / 22.02.2026 – 18:00. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin me targa të Serbisë të drejtuar nga i dyshuari dhe një  pasagjer të dy meshkuj kosovarë.  Ata dyshohen se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Republika e Kosovës. Lidhur  me rastin është njoftuar prokurori, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.