75 Mall Live Search
09:00 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / S Z

Policia heton dy raste të vdekjes

Policia po i heton dy raste të vdekjes, një në Prishtinë dhe një në Fushë- Kosovë. Në bazë të raportit në Prishtinë një person është gjetur pa shenja jete, ndërsa rasti i Fushë-Kosovës ka të bëjë me një burrë , i cili është gjetur i shtrirë.

·         Prishtinë / 22.02.2026 – NN.  Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore.

·         Fushë-Kosovë / 22.02.2026 – 21:20. Lidhur me rastin pasi është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë, në vendin e ngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja  e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore.