Van Bommel viziton Milanin, por jo në ditën më të mirë!
Legjenda e futbollit holandez, Mark van Bommel mbrëmë ishte i pranishëm në “San Siro”.
Ai e shikoi nga afër ndeshjen kundër Parmas, të cilën skuadra “kuqezi’ e humbi minimalisht 0:1, shkruan Indeksonline

Van Bommel u takua me Zlatan Ibrahimoviqin dhe pranoi një dhuratë, fanellën me numër 4.
Por, ish-mesfushori vizitoi ish-klubin e tij në një natë jo të mirë, pasi skuadra e Allegrit pësoi humbje, duke mbetur mbrapa në garë për titullin kampion në Serie-n A./Indeksonline/

