MPB-ja “blindon” ndërtesat qeveritare, mijëra euro për sigurim nga dëmet natyrore!
Objektet qeveritare do të sigurohen nga dëmet fizike natyrore pas nënshkrimit të një kontrate të re nga Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, sigurimi përfshin ndërtesat qeveritare në kryeqytet, si dhe objektet e ARC-së, QRA-së, QPD-së dhe AME-së.
Qëllimi i kontratës është mbulimi i dëmeve të mundshme që mund të shkaktohen nga fatkeqësi natyrore dhe faktorë të tjerë fizikë.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 114,000 euro, ndërsa ajo është finalizuar në shumën prej 73,857.36 euro.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorik ekonomik “K.S Dukagjini” Sh.A.

Kontrata i është dhënë kompanisë K.S. Dukagjini SH.A., e cila do të jetë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të sigurimit për këto objekte gjatë periudhës së përcaktuar me marrëveshje.

