Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Të premten, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Getoar Mjekun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Ekonomisë.
Vlen të theksohet se Mjeku e ka mbajtur pozitën e zëvendësministrit të Ekonomisë edhe gjatë mandatit të kaluar.
Kurti e uroi Mjekun për detyrën dhe i uroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij./Indeksonline/

