75 Mall Live Search
10:39 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / G T

Konfirmohet! Loftus-Cheek humb botërorin, mësohet se sa do të mungojë ylli i Milanit

Ruben Loftus-Cheek do të mungojë për 2-3 muaj pas një lëndimi të tmerrshëm gjatë ndeshjes me Parmën, ku portieri Edoardo Corvi u përplas me të, duke e lënë të gjakosur.

Loftus-Cheek pësoi një frakturë alveolare nga kjo përplasje, duke rezultuar me nofull të thyer dhe humbje të disa dhëmbëve, shkruan Indeksonline

Ky është një goditje e madhe për Milanin, por edhe për vetë Loftus-Cheek-un, i cili shpresonte të ishte pjesë e Kombëtares së Anglisë në Botërorin e qershorit./Indeksonline/