75 Mall Live Search
10:53 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / KV

Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarakë në Shkodër, arrestohen dy të rinj

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “NDËRMOLLASI 2”.

Gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e shtetasit R. M., 29 vjeç, në fshatin Ura e Shtrenjtë (i arrestuar më 14.09.2025, në kuadër të operacionit të koduar “Ndërmollasi”), ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarakë, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator;

-25.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

-2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit S. M., 29 vjeç dhe S. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi nga hetimet e para dyshohet se janë posedues të tyre dhe bashkëpunëtorë të shtetasit R. M..

Në drejtimin e prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.