50 raste dhune në familje u trajtuan gjatë një jave nga Zyra për ndihmë viktimave
Gjatë javës së fundit, Zyra për mbrojtje dhe ndihmë viktimave ka trajtuar gjithsej 58 raste, ku pjesa më e madhe, 50 prej tyre, kanë qenë lidhur me dhunë në familje.
Përveç kësaj, janë trajtuar edhe 3 raste dhunimi, 1 rast sulm seksual, 1 rast ngacmimi seksual, një tentativë vrasjeje, një rast bashkëjetese nën moshën 16 vjeç dhe një rast shkelje e urdhrit të mbrojtjes (UM).
Postimi i plotë:
Zyra për mbrojtje dhe ndihmë viktimave ka trajtuar 58 raste për periudhën 13.02.2026-20.02.2026
Prishtinë, 23 shkurt 2026 – Gjatë periudhës njëjavore të punës në Zyrën për mbrojtje dhe ndihmë viktimave, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar gjithsej 58 raste të reja. Prej tyre:
• 50 raste – dhunë në familje
• 3 raste – dhunim
• 1 rast – sulm seksual
• 1 rast – ngacmim seksual
• 1 rast – vrasje në tentativë
• 1 rast – bashkëjetesë nën moshën 16 vjeç
• 1 rast – shkelje e UM-së
• 11 Kërkesa për urdhër mbrojtjeje (KUM) të parashtruara në gjykatë
• 10 Kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente (KUME)
• 2 Kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente të përkohshëm
• 1 kërkesë për ndryshim të UM-së
• 2 kërkesa për ndërprerje të UM-së
• 21 aktvendime të aprovuara
• 85 seanca gjyqësore
• 16 seanca në prokurori
• 71 këshilla juridike
• 10 aktgjykime dënuese
• 2 aktgjykime liruese
• 1 aktgjykim refuzues
• 3 përfaqësime të rastit në polici
• 8 referime të rastit në QPS
• 1 kërkesë për kompensim nga fondi i viktimave
• 1 deklaratë mbi dëmin

