Sa i pafat! Largohet nga Curaçaos dhe humb Kupën e Botës/ Kjo për shkak të vajzës së tij!
Dick Advocaat është larguar nga Kombëtarja e Curaçaos dhe s’do të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026.
Vendimi ka qenë i menjëherëshëm dhe tashmë vendin e tij do ta zë Fred Rutten, shkruan Indeksonline
Arsyeja e kësaj dorëheqjeje është vajza e trajnerit, e cila po vuan nga një sëmundje.
Dick Advocaat, Dünya Kupası’na götürdüğü Curaçao’dan kızının sağlık sorunları sebebiyle istifa etti. pic.twitter.com/z8Nk0OLsVh
— mackolik (@mackolik) February 23, 2026
“Gjithmonë e kam thënë se familja vjen para futbollit. Kështu që ky është një vendim i qartë. Por, do të më mungoj Curaçao. Njerëzit, kolegët. Fakti që ne si vendi më i vogël, arritën të shkonim në Kupën e Botës, është një nga pikat më kulmore të karrierës sime”, u shpreh trajneri i njohur
Kujtojmë se Curaçao është në të njëjtin grup me shtetet, si: Gjermania, Ekuadori dhe Bregu i Fildisht./Indeksonline./

