75 Mall Live Search
13:07 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / Z S

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe

Partia Demokratike e Shqipërisë do të mbajë protestën e radhës, më 28 shkurt.

E Sali Berisha, në një konferencë shtypi nga selia e Partisë Demokratike, theksoi se protesta e së shtunës do të jetë ndryshe.

“E shtuna është dita e kryengritjes paqësore. Qytetarët mezi e presin për të shprehur zemërimin, revoltën e tyre, urrejtjen e tyre ndaj hajdutëve. Dhe, do të jetë një revoltë, një kryengritje do të thosha më e fuqishmja që ka njohur vendi. Nuk do jetë e llojit të atyre që keni parë. Tani, kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve dhe veprimtarive të saj”, tha Berisha.

Për të gjitha do informoheni në përputhje me vendimet që do merren, por, e shtuna është dita e triumfit të opozitës, e triumfit të shqiptarëve mbi hajdutët, shtoi kreu demokrat./Indeksonline/