75 Mall Live Search
23:45 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / F.R

Kush po e shoqëron Miss Kosoven? Nga emisioni në BMW

Miss-i i njohur, Xhenifer Hunci, e njohur për publikun si Xheni, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes.

Modelja nga Dibra, e cila po ndërton karrierën e saj në Prishtinë, gjatë një interviste ka bërë deklarata rreth jetës personale, shkruan IndeksOnline.

Ajo është shprehur se asnjëherë nuk ka pasur kontakt me ndonjë djalë dhe se nuk ka qenë kurrë në një lidhje dashurie. “S’kam pasë kurrë kontakt me një djalë” dhe “Kurrë s’kam qenë në lidhje”, u shpreh bukuroshja në emisionin Canape.

Megjithatë, IndeksOnline ka siguruar pamje ku Xheni shihet pas përfundimit të emisionit, teksa shoqërohet nga një djalë dhe hipën në një veturë të tipit BMW në hyrje të Prishtinës.

Ndërkohë, modelja ka bërë të ditur se në shtator të këtij viti do të marrë pjesë në garën e bukurisë Miss Grand Kosova, ku synon të përfaqësojë vendin./IndeksOnline/