75 Mall Live Search
11:00 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / AR

Romeo Beckham në pasarelën e Burberry, shoqërohet nga e dashura

Romeo Beckham u ngjit në pasarelë ndërsa në publik ndodheshin si e dashura e tij ashtu edhe ish-partnerja, gjatë shfaqjes madhështore të Burberry në kuadër të London Fashion Week të hënën.

Modeli 23-vjeçar ishte mes një sërë yjesh të pranishëm në eventin glamuroz në kryeqytet dhe tregoi aftësitë e tij në modë teksa parakaloi me vetëbesim në pasarelë.

E dashura e Romeos, Kim Turnbull, ishte aty për ta mbështetur, duke pozuar për fotografi përpara se të ulej në rreshtin e parë, shkruan “Daily Mail.Image

Megjithatë, Romeo arriti të shmangte një përballje të sikletshme me ish-in e tij, Mia Regan, e cila ishte e shoqëruar nga miqtë e saj teksa mbërritën në shfaqjen e përvitshme.

Për eventin, Romeo zgjodhi një xhaketë lëkure bomber në ngjyrë bordo, duke iu bashkuar figurave të njohura të modës, përfshirë edhe Rosie Huntington-Whiteley.Image

Ai nuk ka hezituar të frymëzohet nga prindërit e tij, David Beckham dhe Victoria Beckham, duke ndjekur kështu një karrierë në industrinë e modës.