Haxhiu njofton thirrjen për zgjedhjen e një anëtari joprokuror të KPK-së
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar shpalljen e thirrjes për zgjedhjen e një anëtari joprokuror, në Këshillin Prokurorial.
Sipas Haxhiut, kjo është bërë në përmbushje të obligimeve që dalin nga reforma në Këshillin Prokurorial, shkruan IndeksOnline.
“Zbatimi i reformës në Këshillin Prokurorial është jetik për forcimin e sundimit të ligjit dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë” shkroi Haxhiu.
Ky është postimi i plotë i saj:
Në përmbushje të obligimeve që dalin nga reforma në Këshillin Prokurorial, sot, pa vonesë, kemi shpallur thirrjen për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në këtë Këshill.
Zbatimi i reformës në Këshillin Prokurorial është jetik për forcimin e sundimit të ligjit dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Përkushtimi ynë për reforma të thella dhe të qëndrueshme vazhdon sepse sundimi i ligjit kërkon angazhim të përhershëm ndaj qytetarëve dhe shtetit tonë.

