75 Mall Live Search
17:20 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / MSH1

Ambasadori italian dhe Haxhiu flasin për prioritetet e Kuvendit

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, është takuar sot me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Takimi zuri vend në ambientet e Kuvendit, ku edhe u diskutuan prioritetet e këtij institucioni shtetëror, raporton IndeksOnline.

Haxhiu dhe Antonini po ashtu biseduan mbi zhvillimet aktuale politike, duke riafirmuar angazhimin e të dy shteteve për bashkëpunim më të fortë.