75 Mall Live Search
21:42 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / L A

U bë lojtari me më së shumti paraqitje në Premierligë, Milner hyn në librin e Guinnessit

Mesfushori anglez, James Milner ka hyrë në histori.

Kjo pasi që ai u bë lojtari me më së shumti paraqitje në Premierligë, me 654 të tilla.

Për këtë ish-ylli i Liverpoolit, mori edhe certifikatat e famshme të “Guinness”, për arritjen e tij.

Milner, ka vendosur edhe dy rekorde të tjera, që tani do të thotë se ai mban diferencën më të gjatë midis golave ​​të tij të parë dhe të fundit në Premier League (22 vjet e 248 ditë) dhe për sezonet më të shumta të luajtura radhazi në Premier League (24).

Ai luajti për skuadra të shumta si Newcastle, Aston Villa, Manchester City, Liverpool dhe së fundmi te Brightoni./IndeksOnline/