Ishi i Milanit ”Man of the Match” ndaj Interit
Ish-futbollisti i Milanit, Jens Petter Hauge, tashmë pjesë e Bodo Glimt, është shpallur ”Man of the Match” në ndeshjen e sotme ndaj Interit.
Hauge shënoi një gol dhe bëri një asist në fitoren e sontme 2-1 në ”Guiseppe Meazza”, ku Bodo Glimt siguroi kualifikimin në 1/8 e finales së Champions league, shkruan IndeksOnline.
26-vjeçari po kalon në një formë fantastike, ku ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.
Ai shënoi dy gola ndaj Tottenhamit, nga një gol ndaj Borusia Dortmundi e Manchester Cityt e po ashtu nga një gol në dy ndeshjet e play-offit ndaj Interit./IndeksOnline/
Jens Petter Hauge in 2025/26:
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 24, 2026
⚽⚽ vs Tottenham (H)
⚽ vs Dortmund (A)
⚽ vs Man City (H)
⚽ vs Inter (H)
⚽🅰️ vs Inter (A) #UCL | #POTM pic.twitter.com/ih6VEAC5gx

