Besa paralajmëron albumin e ri
Artistja e njohur, Besa Kokëdhima, ka paralajmëruar albumin e saj të ri.
Duke publikuar fotografi me një fustan të shkurtër, një palë dorëza të zeza dhe një tyl të zi që mban të ngjitur në flokë, Besa bën me dije se albumi do të publikohet shumë shpejt, shkruan IndeksOnline.
“Albumi i ri. Së shpejti. Mars. Qëndroni të sintonizuar”, shkroi ajo.
Këngëtarja ka kohë që po punon në këtë album, duke kaluar një pjesë të madhe të ditëve në studio.
Projektin e fundit, Besa e lansoi më 13 dhjetor./IndeksOnline/

