Lufta mes bandave në Meksikë, Infantino deklarohet për zhvendosjen e ndeshjeve të Kupës së Botës
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është deklaruar për situatën e fundit në Meksikë dhe shqetësim për zhvendosjen e ndeshjeve të Kupës së Botës.
Kjo pasi kohët e fundit në Meksikë ka pasur një luftë mes bandave në disa prej qyteteve, shkruan IndeksOnline.
Të dielën, “El Mencho”, udhëudhëqësi i një prej karteleve dhe organizatave më e fuqishme kriminale në Meksikë, u vra pas një shkëmbim zjarri midis truprojave të tij dhe komandove ushtarake, të cilët ishin caktuar për ta kapur atë.
Kjo ka ngritur shqetësime për zhvillimin e ndeshjeve të Kupës së Botës, pasi Meksika është një nga vendet organizatore, së bashku me SHBA-të dhe Kanadan.
Përkundër kësaj, Infantino nuk është i shqetësuar dhe thotë se ata nuk merren me politikë por me futboll por janë duke i ndjekur me kujdes ngjarjet e fundit dhe ka besim te autoritetet meksikane që gjithçka të shkoj sipas planit.
“Jo, nuk jam i shqetësuar. Po e shqyrtojmë me shumë kujdes atë që po ndodh në Meksikë. Jemi në kontakt me presidencën, me autoritetet dhe kemi besim të plotë se gjithçka do të shkojë shumë mirë: ndeshjet eliminatore dhe më pas Kupa e Botës. Do të jetë një festë.
Ne nuk merremi me politikë, ne merremi me futboll dhe mbështesim çdo gjë të mirë që mund të bëjë futbolli – të bashkojë vendet, të bashkojë botën, të ndihmojë fëmijët, të ndihmojë paqen – dhe padyshim që duhet të kemi kontakte dhe ndërveprime me udhëheqësit e kësaj bote dhe të përpiqemi të bëjmë diçka për të rinjtë”, ka deklaruar Infantino./IndeksOnline/

