Neymar nuk do të marrë ftesë nga Ancelotti për ndeshjet e muajit mars
Brazili do të luajë dy ndeshje miqësore gjatë muajit mars, parapërgatitje për Kupën e Botës.
”Selecao” më 26 mars do të luajë ndaj Francës derisa më 1 prill përballet me Kroacinë, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti është afër të finalizojë listën për këto dy ndeshje.
Sipas raportimeve të fundit, ai nuk do të dërgojë ftesë për ish-futbollistin e Barcelonës dhe PSG-së, Neymar.
34-vjeçari në muajt e fundit ka pasur në vazhdimësi probleme me lëndimet por dëshira e tij është të jetë pjesë e kombëtares së Brazilit për këto dy ndeshje miqësore dhe poashtu edhe për Kupën e Botës.
Por duket se pasi nuk është në 100% të formës, Ancelotti nuk do të ftoj Neymarin për ndeshjet ndaj Francës dhe Kroacisë, por mundësia për përfshirje në listën finale të Kupës së Botës mbetet ende e hapur./IndeksOnline/

