75 Mall Live Search
11:32 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / MSH1

OVL e UÇK-së nis peticionin kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara në Hagë

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së ka njoftuar se nga sot nis peticioni kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas OVL të UÇK-së, ky peticion është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe dinjitetit të saj.

“Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit kudo që ndodhen që t’i bashkohen këtij peticioni, ta nënshkruajnë dhe ta shpërndajnë atë”, thuhet në njoftimin e OVL të UÇK-së.