75 Mall Live Search
11:43 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / b l

Konjufca thotë se nuk është opsion për postin e presidentit: S’duam ta mbështetim opozitën për muri për një emër

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se sa i perket presidentit, Kushtetuta jonë qëllimisht ka bërë një dallim prej mënyres së zgjedhjes së presidentit dhe qeverisë.

Konjufca në një konferencë për media ka thënë se mazhoranca aktuale është bind tashmë se nuk ka mundësi që përmes një emri që propozohet një anshëm të mirret edhe vota e garantune e opozitës për t’i bërë 80 vota.

“Ky është konstatimi i mazhorancës. Nuk është qëndrim apsolut, por ky është konkludimi i mazhorancës. Konkludimi është që mos me mbështet për muri opozitën për një emër. Unë mendoj se ky është lajm i mirë dhe pjekuri e re takimet e Kurtit me liderët e partive opozitare”, ka thënë ndër të tjera Konjufca.