75 Mall Live Search
13:53 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / H F

Rama e mohon që s’ka kabinet zyrtar, por thotë se do të shtohen drejtori të reja

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se pritet të shtohen drejtori të reja në Komunën e Prishtinës, edhe pse akoma s’ka kabinet zyrtar.

Rama është pyetur për këtë çështje, ku e mohoi se nuk ka kabinet, por tregoi se i ka paraqitur propozimet edhe për drejtori të tjera në këtë mandat.

“Kabineti është funksional dhe jemi duke punu në të gjitha sferat. Drejtori i Shëndetësisë vazhdon të jetë dr Izet Sadiku. Pritet me u shtu, unë i kam paraqit drejtoritë e reja, duhet me pasë p.sh. të Turizmit, sepse është në interes, për zhvillim ekonomik”./Klan Kosova/