Takimi Haxhiu-Spiropali, diskutohet bashkëpunimi i ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë
Kryekuvendarja Albulena Haxhiu është takuar me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Zyra për media e saj ka dhënë detaje rreth takimit. Sipas njoftimit në këtë takim u fol për bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Kryetarja Albulena Haxhiu priti në takim Ministren Elisa Spiropali
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Në këtë takim u fol për bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe rolin e rëndësishëm të institucioneve të të dyja vendeve në avancimin e interesave të përbashkëta.
Bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë mbeten qendrore për zhvillimin tonë të përbashkët dhe për mirëqenien e qytetarëve tanë./Indeksonline/

