Lamine Yamal vlerësohet me çmimin “Aldo Rovira”
Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal, është vlerësuar me Çmimin “Aldo Rovira” për sezonin 2024/25.
Yamal e mori këtë çmim të mërkurën në mesditë, në një ceremoni ku u nderua nga një juri e përbërë nga gazetarë të mediave të ndryshme, shkruan Indeksonline

Ky vlerësim jepet çdo vit për lojtarin më të dalluar të Barcelonës gjatë sezonit.
Për yllin e ri blaugrana, ky është çmimi i dytë radhazi që e fiton, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin dhe rëndësinë e tij në skuadër, pavarësisht moshës së re./Indeksonline/


