Zhegrova “fytyra tragjike” e Juventusit, “Zonja e Vjetër” eliminohet nga Galatasaray
Skuadra e Galatasarayt është kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Turqit pësuan humbje 3:2 ndaj Juventusit, por falë fitores 2:5 në shtëpi, sigurojnë raundin tjetër të UEFA Champions League, shkruan Indeksonline
Golat për “Zonjën e Vjetër” që çuan ndeshjen në vazhdime, i shënuan: Locatelli, Gatti dhe McKennie.
Kurse dy golat për Galatasarayn në Torino u shënuan në vazhdime.
Fillimisht Victor Osimhen dhe Burak Yilmaz.
Kujtojmë që Juventusi luajti me një lojtar më pak në fushë qysh nga minuta e 48’të.
Në anën tjetër, futbollisti kosovar, Edon Zhegrova humbi një rast ideal për të shënuar gol për 4:0, por goditja e tij shkoi jashtë portës./Indeksonline/

