U përfshi në dy aksione, kjo është nota e Edon Zhegrovës në ndeshjen ndaj Galatasarayt
Skuadra e Juventusit arriti fitore 3:2 ndaj Galatasarayt, por nuk mjaftoi të vazhdonte tutje në Ligën e Kampionëve.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova u fut në lojë në pjesën e dytë, në minutën e 67’të, shkruan Indeksonline
Zhegrova u përfshi në dy golat e shënuara.
Në sajtin “Sofascore” ai u vlerësua me notën 6.5.
Kujtojmë që futbollisti kosovar humbi një shans të artë për të bërë rezultatin 4:0, por fati deshti që ai të bënte goditje të dobët./Indeksonline/


