75 Mall Live Search
08:01 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / G T

Rasti i humbur, eliminimi nga Championsi – kështu reagon Edon Zhegrova: Sonte dhemb, por është pjesë e rrugëtimit!

Skuadra e Juventusit mbrëmë u eliminua nga Liga e Kampionëve edhe pse fitoi 3:2 ndaj Galatasarayt.

Por, humbja në Turqi 2:5 i kushtoi “Zonjës së Vjetër”, shkruan Indeksonline

Edon Zhegrova, futbollisti kosovar pati një mundësi të artë të shënonte gol për ta bërë rezultatin 4:0, por goditja e tij ishte shumë e dobët dhe një pjesë të madhe të fajit për këtë eliminim e mori pikërisht ai.

Pas ndeshjes, Zhegrova bëri një postim në rrjetet sociale, ku shkroi:

“Sonte dhemb. Por kjo humbje është pjesë e rrugëtimit tim. Krenar për ekipin dhe mentalitetin e treguar. Faleminderit të gjithë tifozëve në stadium, ishit të mrekullueshëm”, ka shkruar Zhegrova

/Indeksonline/