Vdes një pacient i Entit Special në Shtime
Të mërkurën, një pacient në Entin Special në Shtime ka humbur jetën.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është dërguar pa shenja jete në QKMF në Shtime, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN – Rr. ‘Anton Çeta’, Shtime, 25.02.2026, ora 19:23. Është raportuar se viktima, mashkull kosovar, pacient në Entin Special në Shtime, është sjellë pa shenja jete në QKMF-Shtime, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

