75 Mall Live Search
11:39 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / G T

U konfirmua aksionar i klubit të Almerias, Cristiano Ronaldo: Ka qenë prej kohësh ky plan, pres me padurim!

Cristiano Ronaldo u zyrtarizua si aksionar i klubit të njohur spanjoll, Almeria.

Ylli i Al Nassr ka blerë 25 për qind të aksioneve te skuadra e njohur, shkruan Indeksonline

Ronaldo tregoi se shumë kohë e kishte menduar të bëjë investime në futboll dhe tani ishte momenti.

“Ka qenë prej kohësh një ambicie e imja të kontribuoj në futboll, përtej fushës së lojës.

“Almeria është një klub spanjoll me themele të forta dhe me potencial të qartë për rritje. Pres me padurim të punojmë së bashku me ekipin drejtues për të mbështetur fazën e ardhshme të zhvillit të klubit”, u shpreh Ronaldo.

Këtë sezon, Almeria synon rikthimin në elitën e futbollit spanjoll – pasi ka grumbulluar 48 pikë dhe gjendet në pozitën e 3-të./Indeksonline/