Gjendet i pajetë shtetasi gjerman në Fier, kishte ardhur për turizëm dentar
Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë në banesën e marë me qera në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në Fier.
Sipas burimeve paraprake policore i moshuari rreth 80 vjeç prej tri ditësh nuk kishte kontakte me familjarët dhe miqtë që e shoqëronin në Fier, të cilët të alarmuar kané njoftuar policinë.
Shtetasi Detlef Fertig, ndodhej në Fier prej 15-ditësh për turizëm dentar por ka humbur jetën, shkruan Abcnews.al.
Nga këqyrja paraprake e trupit i moshuari nuk ka shenja dhune, çka mendohet që vdekja mund të ketë qënë natyrale.

