75 Mall Live Search
14:19 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / G T

Trajneri Palladino: Fituam falë Kërstoviqit, na fitoi penalltinë në topin e fundit!

Trajneri i Atalantas, Raffaele Palladino foli pas ndeshjes ndaj Borussia Dortmundit, duke siguruar kualifikimin tutje në Champions League.

Nikolla Kërstoviq rrezikoi vetveten e tij për të fituar një penallti, shkruan Indeksonline

Ai pësoi një lëndim të rëndë në kokë, pasi u godit me atlete nga Emre Can.

Pikërisht për futbollistin në fjalë, trajneri Palladino kërkoi duartrokitje nga lojtarët në dhomat e zhveshjes.

“E dua një duartrokitje për lojtarin, i cili sakrifikoi vetën në topin e fundit për të fituar një penallti”, derisa ua tregon atyre peshqirin të gjakosur

/Indeksonline/