75 Mall Live Search
14:46 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / G T

Një legjendë e futbollit argjentinas po bëhet trajner i Vedat Muriqit te Mallorca?

Martin Demichelis mund të emërohet trajner i Mallorcas.

Raportimet e fundit nga Spanja thonë se ish-mbrojtësi argjentinas është afër marrëveshjes me klubin nga La Liga, shkruan Indeksonline

Demichelis pritet të zëvendësoj të larguarin, Jagoba Arrasate.

Kujtojmë që 45-vjeçari së fundmi ishte trajner i Monterrey. Kurse në të kaluarën ishte pjesë e River Plate, Bayern Munchen ll dhe Bayern Munchen U19.

Kujtojmë që Mallorca është duke luftuar për mbijetesë – ku në 25 xhiro ka grumbulluar 24 pikë./Indeksonline/