Feronikeli bën goditjen e madhe, transferon ish-kapitenin e Kosovës
Feronikeli ’74 ka bërë një goditje të madhe në tregun e transferimeve.
Skuadra nga Drenasi ka publikuar një video në faqen zyrtare ku paralajmëron transfermin e ri.
IndeksOnline mëson se bëhet fjalë për ish-kapitenin e Kosovës, Herolind Shalën.
Mesfushori 34-vjeçar ishte pensionuar nq vitin 2025, sa ishte pjesë e skuadrës shqiptare, Partizani.
Transferimi i Herolind Shalës do të jetë një forc shtesë për Feronikelin ’74 drejt rikthimit në Superligën e Kosovës./IndeksOnline/

