Arrestohet i mituri në Deçan, kërcënoi babain pas një seance në prokurori
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Deçan, ku një burrë ka raportuar në polici, se ndihet i shqetësuar dhe i kanosur nga djali i tij i mitur.
Ngjarja ka ndodhur pasi babai dhe djali ishin kthyer nga një seancë në prokurori. Dyshohet se pas përfundimit të seancës, i mituri ka kërcënuar babain e tij, duke shkaktuar ndjenjë frike dhe pasigurie te viktima.
“Deçan 26.02.2026 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ndjehet i shqetësuar dhe kanosur nga djali i tij i mitur, për shkak se pasi ishin kthyer nga prokuroria ku kishin qenë në një seancë, ishte kanosur nga i biri. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.

