Pesëshja e akuzuar për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm në Hagë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka nisur seanca ku do te zhvillohen deklaratat hyrëse në rastin ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët përballen me akuza për pengim të drejtësisë, transmeton IndeksOnline.
Në njoftimin e speciales thuhet se sipas aktakuzës, Thaçi bashkë me të akuzuarit e tjerë dyshohet se kanë vënë në dispozicion informacione konfidenciale që lidhen me dëshmitarë, si dhe kanë dhënë udhëzime për ndërhyrje në dëshmitë e tyre.
Mirëpo të pestë të akuzuarit, teksa u pyetën veç e veç konfirmuan para trupit gjykues se kanë kuptuar akuzat dhe se ndihen të pafajshëm për këto vepra./Indeksonline/

