Aksion i madh policor në Mal të Zi, bastiset vëllau i Milo Djukanovicit
Policia ka rrethuar ndërtesën në qendër të Podgoricës ku jeton biznesmeni Aco Gjukanoviq.
Në të njëjtin objekt, në rrugën Vuka Karadžića, ndodhet edhe filiali i Prva Banka, pronë e Gjukanoviqit.

Aco është vëllai i ish-kryeministrit dhe presidentit të vendit, Milo Gjukanoviq.
Rruga në të cilën ndodhet objekti është mbyllur për qarkullim./Indeksonline/

